“Jo më zgjedhje njëpartiake, herën e fundit që ndodhi zgjati 50 vjet”

Premte, 03 May 2019 10:26

Komediani i njohur Julian Deda, ka komentuar sërish situatën e rëndë politike ku ndodhet vendi, ku nga njëra anë kemi opozitën reale që deklaron mospjesëmarrje në zgjedhjet e 30 qershorit dhe nga ana tjetër Rilindjen e cila është e bindur për tu futur në zgjedhje.

Përmes një postimi në Facebook, Deda shkruan se edhe pse përveç PS-së në zgjedhje janë regjistruar edhe një numër i konsiderueshëm partish, sërish ato nuk garantojnë demokraci, për nga numri shumë i ulët i mbështetësve që këto parti kanë, duke çuar kështu automatikisht në zgjedhje një partiake.

Ai ju ka kërkuar shqiptarëve dhe politikanëve, që mos e lejojnë që një gjë e tillë të ndodhë, pasi herën e fundit që kjo ndodhi, në Shqipëri u instalua diktatura 50 vjeçare. /Boldnews.

Ja statusi i plotë i Dedës:

Partite e vogla te regjistruara ne zgjedhje perballe rilindjes nuk e garantojne dot pluralizmin. Ne leter po, por ne realitet vetem sa i sherbejne asaj te marre pushtetin e vetme. Prandaj ky vend eshte rezik, sepse po shkojme edhe nje here drejt nje shteti monopartiak, gjithçka ne dore te nje partie ose me sakte ne dore te nje personi.

Heren e fundit qe shqiptaret e toleruan nje gje te tille, zgjati 50 vjet. Kujdes, mos e lini te ndodh, me çdo kosto.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...