Nga Boldnews.al
Në politikën botërore, të shkuar e të tashme, diplomacia dhe marrëdhëniet ndërshtetërore apo edhe ndërkombëtare, flasin me akte, jo me deklarata të pastra të kuptueshme nga të gjithë. Kjo ka ndodhur edhe me kryeministrin tonë Edi Rama.
Për të kishte në fillim pritshmëri, sepse është në natyrën e tij si një “artist” tragjikomik, me nuanca piktori, që në takimet e para të premton, paraqet një vizion dhe tenton të impresionojë. Bota ta jep këtë mundësi… dhe Ramës iu dha në vitin 2015 në takime me vendet e Ballkanit, nismëtare e së cilës ishte kancelaria gjermane Angela Merkel.
Iu ofrua një shans gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor për zhvillim, rritje ekonomike, funksionim të shtetit ligjor dhe më pas nartyrshëm integrim në BE.
Po sot ku jemi? Mali i Zi dhe Serbia kanë marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Ekonomikisht janë të qëndrueshëm. Fluks të emigrimit masiv nuk kanë, azilantë nuk regjistrojnë, ose janë tërsisht të papërfillshëm.
Po Shqipëria? Po vetë kryeministri ynë? Në gjashtë vite qeverisje të Ramës janë larguar 450 mijë shqiptarë, kryesisht kanë ndalur në vendet e BE-së. Shumica aplikuan për zil, zaptuan të pashpresë kampet e azilantëve dhe bashkëjetuan me emigrantët që vinin nga lufta, si Siria, Afganistani dhe vendet të Afrikës.
E kjo nuk e “ngopi” kryeministrin, pasi shpopulloi vendin në një eksod të pazakontë, i ofroi Europës edhe shumë drogë, kanabis me markë “Made in Albania”. E sërish Rama qeshte e përqeshte opozitë e gazetarë në vend që këtë ia kujtonin shpesh. Ndërsa në botë gjezdiste me altele të bardha, kollare me lule dhe veshje të çuditshme që më se paku të bëjnë të qeshësh. Ai mendoi se kjo do vijonte të “impresiononte” Europën, por doli tërësisht i zbuluar, pasojat e së cilës po i vuajnë sot qytetarët shqiptarë.
Kosovës edhe një herë iu refuzua lëvizja e lirë në zonën Shengen dhe si precedent u mor rasti i Shqipërisë. Ku nëntë vjet pas liberalizimit të vizave, sot Europa është penduar. Emigrim masiv, kërkesa për azil, shkelje të rregullave të zonës Shengen, kriminalitet në rritje nga grupe të organizuara me kombësi shqiptare. Të gjitha këto arsye u artikuluan nga Merkel dhe Macron në sy të kryeministrit, që tashmë as zverdhet dhe as nuk skuqet.
Negociatat? Kismet nga vjeshta dhe mundësitë janë që Shqipërisë ti përplaset dera hermetike që nuk do hapet lehtë për në paradhomën e Bashkimit Europian.
Janë të gjithë arsye të mjaftueshme dhe akte politike të Europës që po na e tregojnë Ramën me gisht: “Ky është njeriu që po pengon Shqipërinë për integrimin në BE”.
Ky është Rama që për pak, bashkë me Thaçin dhe Vuçiç desh i vunë zjarrin Ballkanit kur hodhën idenë e korrigjimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve, që për BE-në mund të sillte konflikte të mëdha në të gjithë rajonin.
Mos presim që Merkel apo Macron të mbajnë të dy një konferencë shtypi dhe të deklarojnë: Rama është rrezik për Shqipërinë dhe Ballkanin. Dy big-ët e BE-së na e kanë treguar me akte se Rama është dhe do mbetet i tillë. Rrezik!