Kur opozita bllokon rrugët / Protestat në Shqipëri sipas Reuters

Premte, 03 May 2019 12:26

Agjencia e lajmeve Reuters ka publikuar një artikull rreth aksionit opozitar pasditen e djeshme, me dy orë bllokim rrugësh dhe thirrje për largimin e kryeministrit Rama.

Reuters shkruan se opozita kërkon qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme dhe se është shprehur hapur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, sipas kreut të PD, Basha.

Reuters sjell në vëmendje thirrjet e BE dhe Amerikës që opozita të futet në parlament dhe të marrë pjesë në zgjedhje, pasi qeveria e Ramës është legjitime.

Ja çfarë shkruan ndër të tjera Reuters:

Në tre muaj opozita mban protesta për të nxitur qeverinë që të pranojë zgjedhje të parakohshme. Opozita thotë se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 u blenë, ndonëse qeveria Rama hedh poshtë akuzat. BE dhe Amerika thonë se qeveria aktuale shqiptarë është legjitime, dhe i kërkojnë opozitës që të kthehet në parlament dhe të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë një takimi që mbajti me aleatët e tij në praninë e gazetarëve, tha se Rama duhet të largohet dhe pas kësaj partia e tij do ulet në tavolinë me socialistët në pushtet për të folur për krijimin e një qeverie të përkohshme, tranzitore dhe të fillojnë përgatitjet për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Unë u bëj thirrje miqve tanë evropianë dhe ndërkombëtarë që të mos dënojnë Shqipërinë”, tha Basha dje nga Elbasani, duke iu referuar vendimit në pritje nga Bashkimi Europian.

“Nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën e vendit. Nuk do të ketë proces të rremë zgjedhor”, shtoi ai.

Nga ana tjetër socialistët thonë se zgjedhjet lokale do të mbahen me 30 qershor, dhe kështu do të vazhdojnë edhe nëse demokratët nuk marrin pjesë. Demokratët nuk janë regjistruar ende, ndërsa një grup i shkëputur nga radhët e tyre ka krijuar partinë e vet dhe do të futet në zgjedhje (fjala është për Bindjen Demokratike).

Modifikuar më Premte, 03 May 2019 13:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...