Ish-kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka reaguar për ndryshimet në Kodin Penal, të propozuara nga qeveria “Rama”.
Vasili shprehe se dënimi me burg për mjekët është një penalitet që nuk e ka asnjë vend tjetër.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Edi Rama jua kalon edhe nazisteve,kerkon burg per mjeket !?
Edi Rama ben ligje si e si te fuse ne burg mjeket.
Edi Rama i urren mjeket,i perçmon,i stigmatizon dhe egersine e finalizon duke bere ligj qe ti beje mjeket te jetojne ne ankth e terror.
Edhe nazistet te njohur per mizorine pa kufi te tyre,kishin nje raport te kujdesshem me mjeket, aq sa edhe mjaft mjeke arriten te kthehen te gjalle nga kampet e perqendrimit.
Vetem Edi Rama po lufton tua kaloje edhe nazisteve.
Por fundi i histerive te tilla kriminale, te autokrateve psikopatikë, eshte i ditur,eshte i dhimbshem dhe i pashmangshem.
Shiheni miq se si ky kryeminister,qe u siguron lirine krimineleve dhe te korruptuarve kerkon te fuse ne burg mjeket,infermieret,
sanitaret e ç’ti dale perpara.
Lexojeni vete:
Që në në nenin 2 të këtij ligji kërkohet të ndryshohet neni 96 për neglizhencën në trajtimin mjekësor. Sipas ndryshimeve të propozuara kërkohet që ky nen të bëhet:
“Neglizhenca në trajtimin mjekësor të të sëmurëve, nga ana e profesionisit mjekësor shëndetësor ose personnelit ndihmës, kur ka rrezikuar jetën e personit apo ka shkaktuar gjymtimin e tij të përhershëm, dënohet më gjobë ose burgim deri në dy vjet.
Neglizhenca në trajtimin mjekësor të të sëmurëve, nga ana e profesionistitb shëndetësor ose personelit ndihmës, kur ka shkaktuar vdekjen e personit, dënohet me burgim deri në katër vjet.
Po kjo vepër, ku ka shkaktuar infektimin e të sëmurëve me infeksionin HIV/ AIDS, dënohet me burgim nga tre deri në në shtatë vjet”.