Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi do të zhvillojë paraditen e sotme Konventën Kombëtare për shpalosjen e propozimeve kryesore të LSI.
Kryemadhi bën me dije se disa prej propozimeve kryesore të LSI lidhen me zgjidhjen e papunësisë, përkrahjen për gruan dhe subvencion për çdo fermer dhe blegtor.
'Mirëmëngjesi,
Ju ftoj sot të më ndiqni në orën 11:00 nga Konventa Kombëtare për shpalosjen e propozimeve kryesore të LSI.
Zgjidhje për papunësinë. Shpresë për rininë. Përkrahje për gruan. Subvencion për çdo fermer dhe blegtor.
Shqipëria shtëpia juaj', shkruan në postimin e saj kryetarja e LSI.