Nisin barsoletat me kandidatin e PS për Bashkinë e Pogradecit, Xhakolli deputeti që nuk foli njëherë në parlament

Saturday, 04 May 2019 16:08

Në Pogradec është çuditur i madh e i vogël nga tallja që Parti Socialiste ka bërë me përzgjedhjen e deputetit aktual Ilir Xhakolli si oferta e të majtës për kryetarin e Bashkisë. Habia vjen për faktin se ky njeri ka vite të tëra si përfaqësues i pogradecarëve në parlament dhe në asnjë moment nuk ka ngritur një shqetësim të vetëm për komunitetin atje.
Ilir Xhakolli është shpallur zyrtarisht kandidat i PS për Bashkinë dhe kandidimi i tij është shndërruar në janë barsoleta mes pogradecarëve.
Madje në rrjetet sociale po qarkullojnë parullat premtuese që Xhakolli premtonte sa herë që kërkonte votat.
Një ndër to është edhe ky postim i bërë nga Xhakolli për vende të reja pune. Dhe para se ai të mendojë të kërkojë edhe njëherë votat e pogradecarëve duhet ti llogari komunitetit atje për premtimet e pa mbajtura.

389395ad-3ed9-427c-b328-b27ea4ec9512.jpg

Login to post comments