Premtimi i Bashës: Pensioni minimal do të jetë jo më pak se 250 mijë lekë

Saturday, 04 May 2019 16:16

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij me qytetarët e Lezhës tha mes të tjerash se, vëmendja do të kthehet te bujqësia dhe mundësia që prodhimet shqiptare të tregtohen jashtë vendit, ndryshe nga pamundësia aktuale me të cilët përballen fermerët shqiptarë.

Basha duke komentuar situatën e vështirë ekonomike dhe sociale në të cilën ndodhet familja shqiptare, si edhe shpopullimin e shpejtë të vendit si pasojë e keqqeverisjes së Ramës, ka përsëritur edhe njëherë premtimin se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, pensioni minimal do të jetë jo më pak se 250 mijë lekë.

“100 mijë fëmijë më pak se një vit më parë, 100 mijë vogëlushë të larguar që do të thotë se vetëm vitin e kaluar janë larguar 50 mijë familje. Rënia dramatike e prodhimit bujqësor ka çuar në braktisjen totale të fshatit. E vetmja qeveri do të hyjë në historinë e Evropës që shkatërroi skemën e subvencioneve. Rama bën selfie me Vuçiç, punë e madhe se fermeri serb i sjell prodhimet këtu e fermeri shqiptar jo. Moshës së tretë i them se nuk ka tërheqje pas, pensioni minimal 250 mijë lekë të vjetra në muaj. Kjo do të bëhet realitet për çdo pensionist”, premtoi Basha nga Lezha.

Kreu i PD premtoi subvencionet më të larta ndonjëherë për fermerët.

Basha u ndal edhe te sfida e Shqipërisë për integrimin në BE.

“Integrimin europian e arrestuan e funtën në burg! S’ka integrim, s’ka mirëqenie me Edi Raman. Ndaj është detyrim largimi i Ramës për çdo shqiptar që do të mirën e vendit.

Po ç’rëndësi ka kjo kur Rama bën selfie me Vuçiçin, aq i duhet! Prodhimet shqiptare do jenë të parat. Subvencionet tona do garantojnë zerimin e kostos së imputeve. Ulja e çmimit të naftës, do ndihmojë fermerët. Prodhimet shqiptare të bëhen një faktor i rëndësishëm prodhimi me prodhime cilësore dhe me çmime të përballueshme për qytetarër”, shtoi Basha.

Login to post comments