Vendosja e tabelave në greqisht në jugun e Shqipërisë/ PDIU: Rilindja e pretendimeve “vorioepirote” nën hundën e Ramës

Saturday, 04 May 2019 18:53

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar lidhur me vendosjen e tabelave në greqisht në gjithë zonën e Sarandës, Delvinës e Konispolit, Finiqit e Dropullit.

Përmes një deklarate për shtyp, PDIU deklaron se Rilindja e pretendimeve “vorioepirote” nën hundën e qeverisë Rama përbën skandalin më të rëndë të 30 viteve të fundit.

Deklaratë e PDIU:

Vendosja e tabelave në greqisht në gjithë zonën e Sarandës, Delvinës e Konispolit , Finiqit e Dropullit përbën kapitullimin e plotë të shtetit shqiptar dhe një provokim të paprecedentë ndaj kombit tonë.

Rilindja e pretendimeve “vorioepirote” nën hundën e qeverisë Rama përbën skandalin më të rëndë të 30 viteve të fundit.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ndan shqetësimin e sarandiotëve, delvinjotëve, konispolatëve por dhe Finiqit e Dropullit e çdo shqiptari që po sheh ditën me diell mosveprimin e turpshëm të qeverisë e prokurorisë përballë akteve të rënda kundër sovranitetit kombëtar.

Nëse qeveria shqiptare nuk ndërhyn në kohë, tregon se ka gisht në cënimin e sovranitetit të vendit. Çdokush të jetë i qartë se shqiptarët nuk do të rrinë duarkryq përballë këtij skandali dhe për pak ditë, kjo shëmti do t’i përkasë historisë!

PDIU i bën thirrje kryeministrit Rama, prokurores Marku, ministrave Lleshaj dhe Cakaj, të mos bëhen bashkëpunëtor të Jorgji Zografit, përpara se të jetë vonë!

Greqishtja është gjuhë e dytë vetëm në Finiq e Dropull dhe atje tabelat duhen fillimisht në gjuhën shqipe, pastaj në greqisht. Ndërsa vendosja e tabelave greqisht në zonat e tjera, është e palejueshme dhe duhet urgjentisht ndërhyrja e Prokurorisë dhe Qeverisë.

C27F3158-77D3-4A4E-924A-6021898921FA-540x300.jpeg84E5D7CC-AA03-44F3-90C1-C1940E49B7FE-730x480.jpeg107C6CD1-69D9-4A38-A2C4-C8E0186898D5-446x335.jpeg54515543-401F-486C-8534-B5C0F5F8D2AF-394x335.jpeg62BDD2D9-EF1E-4E11-B9B9-4A3E98AC1297-517x335.jpeg

Login to post comments