Basha: Tenderimi i kampusit, luftë klanesh në qeverisje

Saturday, 04 May 2019 18:31

Kryetari i PD Lulzim Basha në një konferencë për mediat me njerëz të arsimit të lartë, pedagogë dhe akademikë tha se tenderimi i kampusit po bëhet nga klane qeveritare.

Basha theksoi se kjo qeveri bën tendera te kampusi universitar, duke zhvilluar grabitje dhe zhvatje të studentëve dhe jo ndërtimin e një arsimimi më të mirë.

“Për tenderimin e kampusit universitar po zhvillohet luftë bandash e klanesh në qeverisje. Kjo luftë klanesh është një turp dhe grabitje e shkatërrim.

E shikoni se çfarë bëjnë te Universiteti Bujqësor i Tiranës, te Kopshti Botanik etj. Por ne si opozitë e bashkuar jemi sot më të fuqishëm se kurrë. Nuk do të lejojmë këtë grabitje. Nuk do të lejojmë të preket kampusi universitar, sot me protesta, nesër me ligj”, deklaroi Basha.

Modifikuar më Saturday, 04 May 2019 18:33
Login to post comments