Nga Naim Hasani
Kryesia e degës se Partisë Demokratike në Britani, zhvilloi sot një mbledhje te veçante, ku analizoi punën e bere deri tani dhe në veçanti situatën politike në Shqipëri dhe kontributin qe diaspora po jep dhe do të japë për tejkalimin e krizës se paprecedentë të shkaktuar nga sistemi i papërgjegjshëm i “Rilindjes”.
Mungesa e shpresës dhe perspektivës për te ndërtuar jetën ne Shqipëri, si rezultat i kolapsit total të ekonomisë dhe sistemit të drejtësisë e besimit tek sistemi demokratik dhe e drejta e votës, janë faktorët kryesorë qe detyrojnë përditë rininë dhe shtresën me aktive dhe inteligjente të vendit, ti drejtohen perëndimit për te realizuar ëndrrën e tyre Europiane.
Krimi, droga, korrupsioni, blerja e votës me paratë e krimit dhe lidhjet e pushtetit me grupe të strukturuara banditeske qe ka sjelle si rezultat veshjen e krimineleve me pushtet, duke u bere pjese e parlamentit më të inkriminuar në historinë e Shqipërisë post-komuniste, janë disa nga arsyet madhore qe e detyruan Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe opozitën në përgjithësi, te bojkotojnë jetën parlamentare, duke djegur mandatet e deputetit.
Protestat e vazhdueshme të Partisë Demokratike burojnë nga revolta popullore, qe shtohet përditë nga vuajtjet, varfëria dhe dështimi total I eksperimentit “Rilindje”.
Kthim prapa nuk do të këtë, deri në dorëheqjen e qeverise dhe krijimin e një qeverie të përkohshme dhe gjithëpërfshirëse, e cila do të këtë mandatin e saj të vetëm për organizimin dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, në respekt të plote te vullnetit te lirë të qytetarëve të lirë te Republikës se Shqipërisë.
Në Shqipëri nuk mundet dhe nuk do të këtë zgjedhje pa opozitën legjitime të kryesuar nga Partia Demokratike dhe lideri saj z. Lulzim Basha. Çdo tentative për të siguruar pushtet me çdo kusht është mjerane dhe përbën një precedent të rrezikshëm te rrëshqitjes në diktature.
Nxisim qytetarët shqiptarë qe jetojmë ne Britani dhe kudo qe ndodhen, të japin kontributin e tyre për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe shfarosjen njëherë e mire nga Shqipëria të fenomenit shkatërrimtar për perspektiven Europiane të Shqipërisë, atë të shitblerjes se votës se qytetarëve nga elemente kriminale të cilët depërtojnë dhe fuqizohen në politikë, në vend të ndëshkimit të tyre dhe mbisundimit të ligjit.
Autori është avokat dhe Kryetari i Degës së Partisë Demokratike, Britani e Madhe