Teksa në Maqedoninë e Veriut vijon numërimi i kutive të votimit, fituesi është i qartë.
Stevo Pendarkovski do të jetë presidenti i ri i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për këtë shkak, presidenti Ilir Meta ka gjetur rastin ta telefonojë dhe ta urojë kandidatin e koalicionit qeverisës në Shkup.
Burimet konfirmojnë se Presidenti Meta sapo i ka telefonuar Stevo Pendarovski duke e uruar për suksesin e tij në zgjedhjet presidenciale të sotme duke shprehur bindjen në bashkëpunimin e shkëlqyer në të ardhmen jo vetëm midis dy vendeve por dhe për forcimin e perspektivës euroatlantike të rajonit.