Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka përsëritur akuzat ndaj Presidentit Hashim Thaçi si argat i Beogradit.
Në studion e "360 Gradë" në RTV Ora, Berisha tha se Thaçi është peng i dosjes së tij në Serbi dhe sipas tij ai nuk duhet të jetë pjesë e asnjë negociate pa shkuar në Gjykatën e Hagës.
Megjithatë Berisha tha se në dijeninë e tij, Thaçi nuk ka kryer krime lufte.
Dyrnjaja: A është për ju tradhëtar Hashim Thaçi dhe nëse po kur u bë?
Berisha: Hashim Thaçi është peng i dosjes së tij të Beogradit. Thaçit po ti ketë mbetur pak karakter nuk merret kurrë me çështjen e negociatave me Kosovën pa shkuar në Hagë, pa u pastruar. Nuk di të ketë kryer asnjë krim. Gjykata u ngrit vetëm për akuzat që bëri raporti i Dick Marty.Argati mbrapa donte ta anulonte. I thotë vetes ai që është argat. A nuk u tha shqiptarëve një vit rresht se ky është plani im dhe nuk është i Serbisë së Madhe dhe tallet Daçiç me të. A nuk i tha në prani të gjithë botës Vuçiç: Mbylle mos fol! Hapi sytë dhe mbeti i shastisur. Ne si shqiptarë duhet të ndihemi të turpëruar, tre vetë ishin atje (në Samitin e Berlinit), dy me Vuçiç.