Ish-kryeministri Sali Berisha në studion e emisionit “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se projekti serb i copëtimit të Kosovës, gjeti mbështetjen e "Miladinit" dhe "Zograf Bis" në Tiranë.
Pjesë nga biseda në studio:
Berisha: Zoografi dhe ai që firmosi protokollin e Korfuzit do të mbetet njeri më i zi i këtij kombi. Ky mori projektin e Serbisë së madhe. Për argatin e kam fjalën. E mori argati apo miladini shqipfolës. Mori projektin e Qosiçit, Millosheviçit, Kostulicës. Projekti i tyre ishte "luftën e humbëm" por të shkulim nga Kosova çtë mundim. Këta që para lufte kishin këtë projekt megjithse humbën luftën vazhduan sërish projektin e coptimit pas luftës. Dhe këtu gjetën argatin, Miladinin dhe Zogarfin e Bis në Tiranë.
Dyrnjaja: Do na tregoni ku qëndron diferenca midis Bush dhe Trump?
Berisha: Këtë projekt të coptimit doli Miladini dhe tha është i imi nuk është i Serbisë. Ka gjë më të paimagjinueshme. NUk e ka thënë kurrë Serbia këtë, është i yni tha. Dhe me këtë ai çliroi Serbinë nga ajo që ishte projekti i realizimit dhe krijimit të Serbisë së Madhe.