Urdhër direkt i Ramës për arrestimet te Unaza

Tuesday, 07 May 2019 16:22

Pas muajsh të tërë protestash paqësore, banorët e Astirit kanë përjetuar ditën e tyre më të keqe. Një dhunë dhe terror i tillë nga policia e shtetit nuk kishte ndodhur kurrë më parë mbi ta. Shtetrrethim i plotë, rrahje, gaz, viktima, të arrestuar, klithma…  Dhuna e policisë ka qenë e pashembullt ndaj banorëve, duke plagosur e goditur dhjetëra vetë. Pamjet janë dramatike nga dhuna.

Pas gjithë kësaj fshihet direkt kryeministri Rama, i cili i ka dhënë urdhër direkt për arrestimet, që janë tërësisht potlike, për turp dhe bëhen nga një polici kriminale. Rama dhe i besuari i tij, “shkopi i verbër i dajakut” janë përgjegjësit kryesorë të gjithë këtij zhvillimi negativ.  Strukturat e PD, por edhe vetë qytetarët e dhunuar kanë denocuar drejtpërdrejt drejtorin e Policisë së Tiranës, që ka marrë urdhër politik nga Edi Ramës, madje ai po tenton të intimidojë qytetarët në shkelje flagrante të ligjit.  Policia dhe njerëzit e besuar të kryeministrit janë duke fabrikuar prova dhe fakte, me urdhër politik të Edi Ramës, për të mbajtur katër qytetarë të pafajshëm, mes tyre deputetin e opozitës, Klevis Balliu, të shoqëruar në polici. Si ka mundësi që nëj drjetor policie të sillet si një kriminel ndaj qytetarëve, që paguhet me taksat e tyre, paguhet për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, për të luftuar krimin, ndërsa ai është në anën e krimit dhe u ka shpallur luftë qytetarëve. Cudirta dhe absurditete të tilla ndodhin vetëm në këtë vend ku qeveris Rama dhe sekti i tij i Rilnidjes.

Login to post comments