“Në vend të qumështit të nënës, policia e Ramës i dha gaz helmues foshnjës 2 muajshe”

Tuesday, 07 May 2019 18:09

Ish- deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri reagoi në lidhje me përplasjen e ndodhur sot mes policisë dhe banorëve të unazës së re në Tiranë.

Ajo dënon hedhjen e gazit lotsjellës nga ana e forcave të policisë.

“Gazi helmues nuk kurseu sot as nenen e foshnjes 2 muajshe, qe priste te ushqehej me qumesht gjiri nga nena e saj, por forcat qe ruajne burrin pa burreri, Edi Ramen, ia privuan sot nje vakt me qumesht. Nena shtatzene e cila para 4 muajve u arrestua, sot u intoksikua. Bebi nje here ne barkun e mamit, ishte ne komisariat, e sot e priste mamin qe te ushqehej me qumesht, por qe policia nuk ia kurseu gazin helmues duke ia drejtuar ne fytyre. Kjo eshte historia e nje prej qendrestareve, nene heroine qe te nxit te reflektosh e te mendosh se c’mund te beje njeriu per te mbrojtur strehen e tij, te ndertuar me shume mund e djerse. Edi Rama s’ke pare gje akoma, e drejta e cdo qytetari do te te kthehet shume shpejt ne boomerang”, shkruan ajo në Facebook.

Modifikuar më Tuesday, 07 May 2019 18:13
Login to post comments