Basha nga Shkodra: Rama kërkon të kthejë të burgosurit politik

Tuesday, 07 May 2019 18:58

Kryetari i PD Lulzim Basha nga Shkodra u shpreh se sot është dita që populli i Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë duhet të ngrihet kundër tiranisë në pushtet.

Basha tha se Rama po kthen diktaturën, të burgosurit politikë, po punon me një polici që i shërben atij, njësoj si në kohën e etërve të tij shpirtërorë.

“Sot është dita të rrëzojmë këtë tirani në pushtet. Kjo tirani do të rrëzohet nga entuziazmi i jashtëzakonshëm që vë re këtu dhe në mbarë vendin. Pikërisht sot 200 anëtarë të rinj iu shtuan PD-së.

Unë iu them gjithë shkodranëve, që të në anëtarësohen në PD, në shtëpinë e lirinë. Ju jeni pasardhës të Arben Brocit, të atyre bijave dhe bijve që rrëzuan diktaturën më të egër në Europë dhe jo vetëm. Po ju dhe mbarë shqiptarët do rrëzojnë këtë kastë që është rikthyer si dikur, me burgosje politike të njerëzve, duke përdorur policinë politike”, tha Basha.

Login to post comments