Policia ka arrestuar ish-deputetin demokrat Klevis Balliu.
Kjo hakmarrje e pastër e Kryeministrit Rama, erdhi pas përplasjes së madhe të ndodhur sot te Unaza e Re ku banorët i prenë rrugën Ramës. Balliu më herët u shoqërua nga policia dhe mësohet se masa e arrestit i është komunikuar në dhomat e paraburgimit në Komisariatin nr 6.
Bashkë me Ballin është arrestuar edhe një protestues tjetër, nga banorët e Unazës.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





