Kreu i PD-së Lulzim Basha nga qyteti i Shkodrës ku po zhvillon një takim për antarësimin e 200 të rinjëve ka folur rreth shoqërimit nga Policia të ish deputetit Klevis Balliu ditën e sotme në zonën e Astirit. Sipas Bashës, Rama do të rikthejë të burgosurit politik në Shqipëri. Basha ashpërsoi tonet ndaj kryeministrit duke u shprehur se Rama i ka ditët e numëruara.
“Kur njerëzit tanë, përfaqësues të PD, si Klevis Balliu, u ngritën për të qëndruar në krah të njerëzve, kanë urdhëruar arrestimin e tij. Është dita kur Edi Rama do të kthejë të burgosurit politikë, po përdor policinë për të dhunuar qytetarët kundër ligjit. Ia them qartë e prerë: I ke orët e numëruara. Nuk pranojmë kurrë më që ligji të veprojë me 2 standarde, të nderojë e të mbrojë trafikantët e vajzave dhe grave, trafikantët e drogës dhe të dhunojë qytetarët e ndershëm, biznesin e ndershëm , ata që mbrojnë pronën dhe shtëpitë ë tyre” tha Basha.