‘Ngacmim seksual në një shkollë në Tiranë’, Berisha nxjerr mesazhin

Tuesday, 07 May 2019 20:22

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një prindi që shpreh një shqetësim të madh për fëmijën e tij në klasë të gjashtë. Sipas prindit, në shkollën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet, një djalë po i klasës së gjashtë ngacmon seksualisht vajzat, fyen mësuesit por askush nuk i flet. Duke iu referuar mesazhit, Berisha thotë se ka një indiferencë të drejtuesve të shkollës.

POSTIMI I BERISHËS
Ngacmime seksuale të fëmijëve në shkollën “Kongresi i Manastirit”!
Indiferencë e papranueshme e drejtuesve të shkollës!
Lexoni mesazhin e prindit dixhital. sb

Mirëmbrëma i nderuar Dr.Berisha! Ju falënderoj për gjithë mbështetjen që i jepni popullit shqiptar duke denoncuar çdo gjë të tmerrshme që ndodh në këtë vend! Po ju dërgoj mesazhin tim duke ju lutur të jetë anonim sepse nuk dua të rrezikoj fëmijën tim! Jam një prind që kam fëmijën në klasë të 6 në shkollën “Kongresi i Manastirit” në Yzberisht Tiranë!
Doja t’ju informoja që në atë klasë ku ndodhet fëmija im është një nxënës i tmerrshëm që po shkatërron jo vetëm atë klasë por mund të shkatërrojë çdo klasë ku ai futet!

Është një fëmijë që në shkollë përdor fjalor jashtë çdo etike njerëzore, bën veprime të turpshme para nxënësve me vajzat e klasës por edhe me vajza më të rritura duke na shkatërruar fëmijët tanë të cilët në vend që të shkojnë për të mësuar po pësojnë trauma psikologjike me ato çka shohin dhe dëgjojnë prej tij!
I kërcënon fëmijët me thikë dhe u merr lekët, prek vajzat në vende imtime, ofendon të gjithë mësuesit pa problem fare dhe askush nuk ndihet për të? Më fal a mundet një drejtoreshë shkolle të mbrojë një fëmijë të tillë siç bën ajo drejtoreshë aty apo pret që në Tiranë të plasi më keq se Kavaja?!!
Në fakt nuk ka faj se ajo e ka shkollën si turizëm, në gjithë takimet me prindër që janë bërë këtë vit në atë shkollë drejtoresha nuk ka qenë kurrë aty për të dëgjuar problemet apo nevojat e prindërve për shkollën?! Këto janë drejtorët që sot po na marrin në qafë fëmijët, sepse ka më rëndësi fushata sesa çfarë po ndodh aty në ato klasa? Fëmija zhvishet para vajzave, i shtyn vajzat nga mbrapa duke i ngacmuar seksualisht, i ndjek në tualete për t’u bërë foto dhe për tua shpërndarë dhe prape nuk merret asnjë masë për të?!!
A ka psikolog kjo shkollë që të mund të kujdeset për shëndetin mendor të fëmijëve tanë kur ballafaqohen me situata të tilla?! Janë vetëm 12 vjeç dhe kanë dëgjuar gjithçka nga ai fëmijë që vetëm nxënës shkolle nuk mund të quhet!
Më falni a ka kjo ministri një drejtues korrekt që mundet ta përballojë një shkollë të tillë me problemet që ka sepse jemi aq të trembur sa shume prindër në atë klasë mendojmë t’i heqim fëmijët nga aty fare?!!
Dimë që drejtori i shkollës nuk lejohet të merret me politikë por duhet të jetë aty bashkë me mësuesit për gjithçka që ndodh, ndërsa ajo drejtoreshë me arrogancën e saj vjen kur i do qejfi dhe ikën po ashtu pa pyetur çfarë mund të ndodh aty!

Login to post comments