Edi Paloka, nënkryetar i PD-së, ka bërë një reagim të fortë lidhur me arrestimin e ish-deputetit demokrat Klevis Balliu.
Këtij të fundit iu komunikua masa e arrestit pas disa orë shoqërimi në komisariatin nr 6 të policisë, pas protestës së zhvilluar sot në Unazën e Re.
Paloka shkruan se çdo mënyrë për të shporrur këtë qeveri dhe këtë kryeministër është legjitime, madje detyrë e çdo qytetari.
Postimi i Edi Paloka
Arrestohet Klevis Balliu !!!
Damian Gjiknuri i kapur ne flagrance ne vjedhjen e 40 milion eurove tek Unaza e re dhe ne krim elektoral te dokumentuar ne dosjen 183 eshte i lire!
Sajmir Tahiri i akuzuar per trafik droge ne bashkepunim, eshte i lire!
Vangjush Dako, Taulant Balla, Qazim Sejdini jane te lire dhe gezojne milionat qe ju kane grabitur shqiptareve!
Arrestohet Klevis Balliu “Per prishje te qetesise publike” sepse doli ne krah te banoreve te Astirit qe nuk lejojne t’ju shkatrrohet streha e femijeve te tyre vetem qe Rama dhe Gjiknuri te fusin ne xhep milionat e eurove te korrupsionit.
Cdo menyre per te shporrur kete qeveri dhe zhdukur kete kryeminister , sot eshte legjitime, madje eshte detyre per cdo qytetar, ne se duam te vazhdojme te jetojme ne kete vend si njerez te lire e me dinjitet.