Protestuesit e Astirit janë mbledhur para drejtorisë së Policisë së Tiranës nga ku janë duke hedhur shashka edhe tymuese në drejtim të institucionit të policisë.
Protestuesit janë mbledhur para policisë pasi kërkojnë lirimin e ish-deputetit Klevis Balliu dhe protestuesve të tjerë të arrestuar.
Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu do të vazhdojë të qëndrojë në qelitë e burgut. Atij i është komunikuar masa e sigurisë në komisariatin numër 6.
Balliu akuzohet për veprat penale tubim i paligjshëm, kundërshtim i punonjësit të policisë dhe goditje për shkak të detyrës.
Veç Balliut në burg mbahet edhe Elton Skënderi, banor i Astirit.
Balliu së bashku me 5 banorë të Astirit u shoqëruan në polici gjatë ditës së sotme pas përplasjes me uniformat blu te Unaza e Re, në tentativë për ti bllokuar rrugën Kryeministrit që po inspektonte një fabrikë në atë zonë.