Mogherini, “motra” e Vllahutin erdhi të takoj kunetërit e Rilindjes

E mërkurë, 08 May 2019 20:11

Shfaqja e shefes se shefes së diplomacisë europiane Federica Mogherini sot në Tiranë në krah të Edi Ramës dhe për Edi Ramën ishte e turpshme. Në të gjitha pikëpamjet kjo shfaqje ishte e tillë për faktin se shefja e diplomacisë evropiane foli për një Shqipëri me standarde europiane kur çdo qytetar shqiptar, e di dhe e prek realitetin e dhimbshëm me të cilin përballet me Ramën kryeministër.

E di apo nuk e di Federica Mogherini se si është dukur sot në sytë e shqiptarëve teksa merrte në mbrojtje kryeministrin e “reformave të mëdha” në Shqipëri, kjo pak rëndësi ka, por për secilin prej tyre ajo është një nga përgjegjësit që e ka zvarritur mbajtjen e kreut të organizatës Rilindje në pushtet Edi Ramës. Këtë e ka bërë direkt dhe indirekt përmes linjës së saj, ambasadores së BE ne Tiranë Romana Vlahutin. Mbështetjen e pakufishme dhe të çuditshme ia ka dhënë Ramës në mënyrë sistematike Mogherini sikurse dhe sot në krah të tij,   e madje dhe kur paturpësisht Edi Rama akuzonte vendet e BE, standardin e tyre jo normal që nuk e pranojnë Shqipërinë si pjesë të familjes së madhe europiane.
E sërish asnjë fjalë nga shefja e diplomacisë europiane. Mosreagimi i saj është i turpshëm jo për atë si individ, por për vendin nga vjen si dhe postin që ende dhe pak kohë gëzon!.
Pra sot, Mogherini, “motra” e Vllahutin erdhi të takoj kunetërit e Rilindjes, ajo tregoi se është një nga modelet më të përfoluar e cila nuk duhet të përsërisë më në trupin diplomatik siç është Romana Vlahutin e cila n Shqipëri nuk ishte ambasadore e BE, por funksionoi si anëtarë Kryesisë së Rilindjes. Vlahutin nuk tha asnjë fjalë për drogën, asnjë fjalë për korrupsionin e përfolur për vilën që bleu dhe  qëndronte ku materialet denoncuese shkuan deri në KE.
Por duket qartë që kjo paska qenë politika e dyshes Mongerini-Vlahutin në mbështetje të Rilindjes. Vizita e sotme e shefes së diplomacisë europiane në prag të ikjes ku do të mbahet mend si Komisioneria më e dështuar e diplomacisë europiane, fakt këtë që e ka pranuar dhe ai që e ka propozuar në detyrën që mban, ish kryeministri italian Renzi i cili pohoi se është penduar për propozimin, vjen të mbështesë për herën të fundit linjën e që ndërtoi së bashku me Roman Vlahutin model që nuk duhet të vij më nga diplomacia europiane në Tiranë.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...