Frika e Ramës i ka kaluar dhe policisë

Hënë, 13 May 2019 15:26

Çdo ditë e më shumë Edi Rama po “ndërgjegjësohet” se po kalon nga pasiguria në frikë e nga frika në ankth. I gjendur para presionit popullor, Rama, sa herë që ka protestë, largohet nga vendi i ngjarjes dhe trimërohet pasi ikin protestuesit. Madje për ta bërë edhe më të besueshme frikën e tij, Rama mbledh të gjithë aktorët dhe faktorët e dhunës dhe i udhëzon ata që në asnjë rast të mos e ndajnë gazin, ujin e shkopin e gomës. Por më e keqja është se këtë frikë e panik që e ka kapur kryeministrin, ka filluar që t’ia kalojë edhe policisë.   Rastet e fundit e tregojnë më së miri këtë gjë. Policia, e gjendur nën trysinë e shefit të saj politik, si levë e Ramës, po përpiqet që me çdo kusht të zbatojë urdhërat e saj, duke humbur kontrollin, qetësinë dhe duke dalë nga detyra e misioni i saj. Në çdo protestë të opozitës, para parlamentit apo në rrugë, te Unaza e Re apo te Kryeministria, rastet e dhunës ndaj protestuese janë të shumta. Goditje me shkop, arrestime të dhunshme, ndërhyrje brutale edhe ndaj të moshuarve apo fëmijëve,  dhuna e hapur ndaj kundërshtarëve politikë si rasti i deputeti Balliu apo sekretarit Sahid Dollapi, përdorimi pa kriter i gazit e ujit, të gjitha këto flasin për panikun dhe frikën që e ka kapur policinë. Frika e Ramës është e lexueshme, pavarësisht se bën trimin apo karagjozin para kamerave./"55news.al"/

60277431_1564036693728386_7184980540993306624_n.jpg

Modifikuar më Hënë, 13 May 2019 15:30

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...