Live/ Fjala e Bashës: Rama dhunon shqiptarët, llogarinë e jep përpara krimit

Hënë, 13 May 2019 19:03

Pavarësisht motit të keq dhe reshjeve të mëdha të shiut, bulevardi Dëshmorët e Kombit edhe sot është tejmbushur nga dhjetëra mijëra shqiptarë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur se kjo qeveri dhe ky kryeministër janë ilegjitime.

“Për Shqipërinë si gjithë Europa. Rama Ik! Një protestë e jashtëzakonshme. Duam garancinë për jetën e çdo qytetari, votën e lirë. Kryeministri dhe qeveria ilegjitime i dalë me votë nga krimi i organizuar u përgjigj me dhunë barbare, me rrahje, me gaz lotsjellës, me gaz helmues.Për plagët që i ka hapur këtij vendi, përgjigja e vetme e Ramës ishte dhuna. Ky është parlament ilegjitim, qeveri ilegjitime, kryeministër ilegjitim”, u shpreh Basha.

Modifikuar më Hënë, 13 May 2019 19:06
Login to post comments