Mijëra e mijëra protestues kanë pushtuar bulevardin kryesor të Tiranës, ndonëse shiu po bie me furi. Asnjë nuk e ndjenë shiun, por bërtasin “Rama, ik!”.
Tashmë protesta ka filluar dhe duket se nga sheshi Skenderbej deri te sheshi “Nënë Tereza” plot e plot me protestues.
Sot duket revolta e madhe popullore, pasi edhe me shi, ka mijëra e mijëra që kanë shkuar në protestë. Ndërkohë ka mbi 1500 forca policie që kanë rrethuar kryeministrinë.
Marshimi do të nisë nga sheshi “Skënderbej” e do të përfundojë tek Drejtoria e Policisë së Tiranës. “Itinerari i marshimit të protestës së thirrur nga opozita nis nga sheshi Skënderbej, më pas Kryeministria, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë- Parlamenti- Ministria e Brendshme- Drejtoria e Policisë Tiranë. Simbolika e këtij marshimi proteste janë institucionet e kapura nga krimi- Parlamenti dhe Qeveria, si dhe institucionet që janë vegla të dhunës barbare policore mbi qytetarët dhe liritë e të drejta e tyre”, bënë me dije burime nga PD.