Protestuesit kanë nisur marshimin në pesë pika kryesore të Tiranës, duke nisur nga Kryeministria drejt Drejtorisë së Policisë.
Apeli për marshimin është bërë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. Pas Drejtorisë së Policisë protestuesit do të nisen drejtë Parlamentit dhe Ministrisë së Brendshme. “”Sipërmarrës, të papunë, intelektualë, pensionistë, të gjithë bashkë në një betejë, krah për krah për të çliruar Shqipërinë nga qeveria e krimit. Jemi para selisë së kryeministrit ilegjitim që i ka orët e numëruara dhe do të marshojmë së bashku ne 5 pikat që simbolizojnë institucionet që u ka vjedhur shqiptarëve. Së pari drejt institucionit të kryeministrit, që nuk nxjerr më ligje, më pas drejt Drejtorisë e Përgjithshme e Policisë, me mesazhin se ne duam një polici të ligjit, jo një polici të krimit. Pas kësaj drejt Parlamentit, dhe më pas drejt Ministrisë së Brendshme, ku sundon një njeri që s’njeh kushtetutë dhe ligj, por vetëm një vegël e verbër. Dhe së fundmi aty ku mbahen me pahir vëllezërit dhe motrat tona, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës”,- tha Lulzim Basha.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në nisjes së fjalës së tij përpara protestuesve të opozitës, tha se qeveria iu përgjigj thirrjes së opozitës për votën e lirë me dhunë dhe gaz helmues.
“Vetëm 48 orë më parë, shqiptarët u bashkuan në një protestë të jashtëzakonshme për të kërkuar një të drejtë të pakështuezueshme, garancinë për lirinë dhe dinjitetin e çdo shqiptari, votën e lirë dhe të ndershme. Qeveria dhe kryeministri ilegjitim iu përgjigj thirrjes tonë me dhunë barbare, me provokime, me rrahje, me gaz helmues.
Përgjigja e vetme e Edi Ramës ishte dhuna. Me dhunë i mori zgjedhjet, ky është kryeministër ilegjitim. Tash, dy vjet Prokuroria ka vetëm një mision; të ndalë hetimin e dosjeve kriminale ku janë kapur kupola e Rilindjes me kupolën e mafies për të blerë votën”, tha Basha.
Basha u shpreh se bashkimin e opozitës nuk e shuan dot dhuna barbare e Edi Ramës.