Berisha marshon me protestuesit: Kryengritësit e lirisë nuk i mposht asgjë

Hënë, 13 May 2019 19:54

Pak para se t’i bashkohej protestës së opozitës ish-kryeministri Sali Berisha ndan një mesazh në faqen e tij të “Facebook”. Krahas mesazhit të tij, ish-kryeministri nuk e ndërpret lidhjen live nga godina e kryeministrisë pavarësisht se protestuesit i janë drejtuar në marshim Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

“Asnjë hap pas! Beteja që ka nisur është pa kthim. Historia do tregojë se kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa! #ShqipëriaSiEuropa”-shkruan ish-kryeministri Sali Berisha ndërsa në murët e godinës shfaqet mesazhi i opozitës së bashkuar.

"Kryengritesit e lirise nuk i mposht asgje. Rama Ik! Fitore! sb" shkruan në një tjetër postim ish-kryeministri.

 

Modifikuar më Hënë, 13 May 2019 19:57
Login to post comments