Ish-Presidenti Bujar Nishani, shkruan se në rrjetet sociale se dhjetëra mijëra persona dolën sërish në shesh sot, duke shtuar se revoltën e tyre nuk e ndalin as gazi helmues dhe as qelitë.
“Dhjetëra mijëra përsëri në shesh kundër qeverisjes së pushtetit me bandat e krimit të organizuar.
As shiu, as dhuna policore, as gazi helmues, as prangat e qelisë nuk i trembin më shqiptarët.
Shqiptarët janë ngritur në revoltë për rikthimin e lirive të tyre themelore.
Të drejtën e votës së lirë !
Shtetin e çliruar nga krimi i organizuar !
Ata që nënvlerësojnë fuqinë e popullit opozitar janë mjeranë të dështuar”, shkruan Nishani.