Zëri i Amerikës: Marshim proteste në Tiranë

Hënë, 13 May 2019 20:43

Në Shqipëri, protesta e sotme e opozitës është parashikuar në formën e një marshimi përpara “disa istitucioneve që simbolizojnë ato që krimi u ka vjedhur shqiptarëve”, tha zoti Basha, në fjalën e mbajtur përpara manifestuesve të mbledhur para godinës së Qeverisë. Ndalesa e parë e opozitës do të jetë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë “drejt institucionit që vetëm shtyp. Ne nuk duam një polici të krimit”, tha zoti Basha. Ndalesa e dytë do të jetë para Parlamentit “vendit që duhet të jetë tempulli i demokracisë me mesazhin se nuk e njohim Parlamentin e paligjshëm”. Më pas manifestuesit pritet të ndalen para Ministrisë së Brendshme “ku sundon një njeri që nuk e lidh asgjë me kushtetutën dhe ligjin, por vetëm servilizimi i verbër dhe shërbimi ndaj padronit të tij”, u shpreh zoti Basha duke njoftuar se ndalesa e fundit do të jetë përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës “ku mbahen me pa të drejtë vëllezërit e motrat tona”.

Përpara se të niste marshimin, zoti Basha mbajti një fjalë në sheshin për godinës së Qeverisë, i cili dy netë më parë u kthye në një skenë të akteve të dhunshme ndaj godinave shtetërore, drejt së cilave u lëshuan një numër i madh bombash Molotov. Protesta e sotme u parapri nga një numër i madh deklaratash të ambasadës amerikane dhe selive diplomatike të vendeve kryesore të Bashkimit Europian të cilat i kërkuan zotit Basha dhe drejtueses së LSI-së Monika Kryemadhi, të dënonin dhunën e ushtruar gjatë protestës të së shtunës dhe përgjëgjësit e saj. Në fjalën e tij, zoti Basha i mëshoi pikërisht fjalës “dhunë” e cila sipas tij ishte “përgjigja e vetme e Edi Ramës ndaj votës së lirë”. Ai theksoi se “dhuna është e vetmja zgjidhje që ofron Edi Rama. Dhunë ndaj sipërmarrjes, ndaj administratës, dhunë ndaj të papunëve, ndaj të rinjve dhe vogëlushëve, dhunë ndaj vogëlushëve të Unazës. Jemi sot në këtë marshim për të thënë qartë dhe prerë: E refuzojmë dhunën e qeverisë dhe i përgjigjemi me besimin tonë tek vlerat europiane, me fuqinë e bashkimit dhe vendosmërisë. Nuk ka shqiptar që nuk e di se këtu kemi ardhur si rezultat i dhunës shtetërore, se dhuna shtetërore është produkt i dhunës zgjedhore. Sepse ajo është e vetmja mënyrë e Ramës për të marrë e për të mbajtur pushtetin”, deklaroi zoti Basha përpara mbështetësve të tij, të cilat sot nuk tentuan as t’i afrohen gardhit të punonjësve të policisë para godinës së Qeverisë duke u mjaftuar vetëm me lëshimin e shashkave dhe tymueseve.

“Zëri i Amerikës”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...