Mes thirrjeve: Rama ik! Opozita po marshon nëpër rrugët e Tiranës. Ndryshe nga protesta e kaluar kjo e sotmja është një marshim protestë. Pas fjalës së mbajtur nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha para kryeministrisë, protestuesit marshuan drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Pasi qëndruan për gati 15 minuta protestuesit po marshojnë drejt parlamentit.
Ndryshe nga protesta e 11 majit, në protestën e sotme ka vetëm tymuese dhe shashka, nuk ka molotov.
Protestuesit kanë mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Para drejtorisë së Policisë ndodhet me protestuesit edhe kreu i PD, Lulzim Basha.
Protestuesit bëjnë thirrje për largimin e qeverisë dhe lirimin e protestuesve që janë arrestuar në 11 maj.