Analisti Ilir Demalia në një lidhje telefonike për RTV Ora teksa komentoi marshimin e opozitës u shpreh se protesta e opozitës do të vijë gjithmonë e më shumë në rritje.
Demalia: Nuk ma mori mendja se do kishte një organizim kaq të madh. Protesta do të jetë në rritje. Rama dhe gjithë qeveria e tij e kanë degjeneruar dhe deniguar gjendjen në një pikë pa kthim. Mendoj që Rama e ka të kotë vazhdimin, në këtë situatë nuk mund të qeverisë më.
Ne sot kemi një parlament unipartiak. Rama duhet të tërhiqet patjetër, këtë klimë e krijoi vetë. Cfarë presim ne nga drejtësia kur e dimë që është e kapur.