Analisti Artur Zheji mendon se Edi Rama nuk është i interesuar të dialogojë me opozitën, duke u mbështetur te qëndrimet e tij në konferencën e djeshme për shtyp. Për reagimet e ndërkombëtarëve për dhunën, Zheji është i bindur që policia ka kaluar ‘vijën e kuqe’. “Konferenca e djeshme për shtyp e Edi Rames nuk la shteg për dialog. Ne gjithë debatet që bëhen sot, nuk është e qartë nëse ka qene dhuna e protestuesve apo ajo e policisë që ka kaluar vijen e kuqe”, deklaroi Zheji në studion e Ora News.
Intensifikimin e protestave të opozitës, Zheji e cilëson normal me afrimin e ditës së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. “Do doja të thoja që ky është trendi: sa me afër 30 qershorit të afrohemi, aq më shumë do intensifikohen protestat e opozitës.
Më sa shoh unë, tubimet janë popullore nuk mundet që një opozitë te thërrasë për tre dite [të shtunën, dje para drejtorisë së policisë dhe sot] rresht vetëm militantë. Ata që i bashkohen spontanisht janë më të shumtë në numër dhe në rritje”, analizon Zheji.