“Mbyteni!” Kështu i ka thënë drejtuesi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë efektivëve në momentin kur u arrestua dhe u dhunua Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi.
Të paktën kështu pretendon ish-deputeti, Enkeljed Alibeja, në një lidhje në emisionin Opinion.
“Policia e ka identifikuar që ishte ai, në të gjitha protestat ka mbajtur të gjitha korrespodencat me policinë. Ky akt donte të tregonte që policia do ushtronte dhunë dhe ndaj zyrtarëve politikë. Arben Baro i thotë policëve: Mbyteni! Se duhet të çonte deri në fund porosinë e Sandër Lleshaj. Jo vetëm që ia hoqi kundragazin, por… E identifikoi e dinte kush ishte. Mbyteni… dhe iu vërsulën. Donte të vazhdonte demonstimin e forcës”, theksoi Alibeaj.
Ai tregoi dhe gjendjen e vështirë shëndetësore të zotit Dollapi, për të cilin tha se ka bërë një operacion në këmbë, ka dhe problem me zemrën. Alibeaj tha se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Një koment e pati dhe për ndërkombëtarët.
“Janë pjesë e qenësishme e politikes së këtij vendi. Do ti informojë për çdo gjë deri në artikulimet periferike se si është realiteti sot. Është detyra jonë. Do jetë e vështirë nga investimi shumë dimesional i Ramës për të krijuar një fasadë, jo të vërtetë siç është realiteti”.