“Për Edi Ramën fermerët nuk ekzistojnë”.
Kështu shprehet ish kryeministri Sali Berisha në Facebook teksa poston nhjë video ku shfaqen të mbjellat e kalbura në fshatin Belin në Patos.
Në video shfaqen fermerët e zonës, të cilët ankohen se qeveria i ka lënë në harresë.
“Jemi mbledhur këtu se na janë mbytur tokat. Kemi mbledhur këtu misër, jonxhë, fasule... 12 mijë lekë taksë për pastrimin e kanaleve. Ku janë kanalet?”, shprehen banorët.
“Kalben të mbjellat pranverore të fermerëve! Për Edvinin dhe narkoklubin e tij fermerët nuk ekzistojnë!”, shkruan Berisha në Facebook.