“Opozita i trembet SPAK-ut dhe prandaj largohet nga parlamenti”, kështu u shpreh Edi Rama dje gjatë një interviste në “Opinion”. Çfarë kërcënimi është ky? Në të gjithë atë intervistë fjalia që ia vlente të shkëputej dhe që ishte dëshmi e qartë e kapjes së reformës ishte kjo. Dje, Rama e shpalli veten komandant të SPAK-ut. Ai e ka vetëshpallur veten Kryeprokuror, kreun e Gjykatës së Lartë, Kreun e Gjykatës Kushtetuese, Ai është kryepolici, kreu i Rektorateve, Kreu i Akademisë së Shkencave, kreu i KLP-së KLGJ-së dhe më në fund e shpalli veten edhe kreun e SPAK, prokurorisë së posaçme.
Jo më kot strategjia e përjashtimit të opozitës pas votimit me 140 vota të Reformës, ishte një strategji e mirë menduar. Rama e donte terrenin e lirë për ta ngritur sistemin e ri të Drejtësisë ashtu siç do t’i duhej.
Gaboi rëndë në furinë e nervit se të gjithë mediokërve të vetë që e thonë këtë gjë u falet. Por kur e artikulon Rama merr një opeshë tjetër. Ekzekutivi i Ramës së inkriminuar do të merret me Drejtësinë, me pushtetin që s’duhet të përzihet fare dhe që këtu reforma ka rënë.
Rama Drejtësinë nuk e ka gjë tjetër vetëm kamxhik për ti rënë kundërshtarit.