Kryetari i Partisë Demokratike, Luzim Basha me një reagim në “Twitter” thotë se kryeministri Edi Rama po dhunon artin dhe shkencën njësojë siç po bën me rendin demokratik.
“Ashtu si “zgjedhjet” e tjera fallco edhe në Akademinë e Shkencave po gatuhet “zgjedhja” e Gjinushit. Rama dhe banda në pushtet dhunon shkencën dhe artin njësoj si demokracinë, pronën, qytetarin, ekonominë, të drejtat politike, drejtësinë. Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa #25Maj”-shkruan ai.