Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike në faqen e tij në Facebook, një video ku është Edi Rama duke thënë se ‘kush prek kutitë e votimit, do të ju ndalohet hyrja për në SHBA dhe BE’.
Këtë video ish-kryeministri Sali Berisha e ka shoqëruar edhe me një ironi.
‘Paranoja e tij nga mos mjekimi ka arritur gjer në re!
Herën tjetër prisni kur të shpallë se armiqve të tij do ju ndalohet përgjithmonë hyrja në hënë dhe familjarët do internohen në Shkretëtirën e Gobit!’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.