Basha pritet nga zyrtarët e lartë të Parlamentit Britanik: S’ka zgjedhje pa u ndëshkuar politikanët që i vodhën në 2017

Saturday, 18 May 2019 15:55

Gjatë vizitës në Westminster, Kryetari i PD Lulzim Basha dhe delegacioni që e shoqëron, zhvilluan një takim me kryesuesit e Grupit Parlamentar bipartizan për Shqipërinë në Parlamentin Britanik, deputetët John Grogan (kryetar i grupit) dhe Martin Vickers (nën kryetar).

Në këtë takim u diskutua gjerësisht për shkaqet e krizës politike në Shqipëri, për krizën kushtetuese, mungesën e Gjykatës Kushtetuese, mungesën e Gjykatës së Lartë, mungësën e një Prokurorie të pavarur që nuk i mbyll, por i heton dosjet e krimit të lidhur me pushtetin.

 ‘Zgjedhjet e diktuara nga krimi janë rrënja e krizës, sepse kanë prodhuar një parlament të diktuar nga krimi dhe jo nga vota e shqiptarëve.

Politikanet që janë kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet e 2017-ës, duhet të ndëshkohen dhe jo të promovohen. Pa shkëputur lidhjet e krimit me politikën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.Largimi i qeverisë dhe kryeministrit të kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin për të shkatërruar procesin zgjedhor të 2017 dhe krijimi i një qeverie tranzitore janë mënyra e vetme për zgjidhjen politike të krizës” - theksoi zoti Basha.

Delgacioni, i përbërë edhe nga Kryetari i PR, Fatmir Mediu, Aldo Bumçi dhe Xhemal Gjunkshi, zhvilloi një takim në Dhomën e Lordëve me Lordin Peter Bowness, zv Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe njëherësh, anëtar i Dhomës se Lordëve në Parlamentin Britanik.

auto_WhatsApp_Image_2019-05-18_at_15.49.041558187311.jpegauto_WhatsApp_Image_2019-05-18_at_15.49.011558187310.jpeg

Login to post comments