PD i përgjigjet BD-së: Marrja me qera e Lefter Kokës nuk ka vlerë ligjore

Saturday, 18 May 2019 16:10

Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratës së gënjeshtërt të Kryetarit të Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.

‘Asnjë justifikim me deputetë false apo të marrë me qera nuk mund ta mbulojnë faktin se aktorët e Edi Ramës, të regjistruar si kandidate me siglën e paligjshme të Bindjes Demokratike, janë gjithashtu të paligjshëm.

Shërbëtori i bindur i Edi Ramës nuk zotëron një mandat deputeti në Kuvend dhe për pasojë duhet të kishte firma mbështetëse të qytetarëve për të regjistruar kandidatë në zgjedhje.

Mbështetja nga një deputet që nuk është deputet i tij, si në rastin e Lefter Kokës, nuk ka vlerë ligjore. Partia “Bindja Demokratike” nuk ka 6 muaj që është krijuar e jo më të zotërojë për të paktën 6 muaj një mandat deputeti në Kuvend.

Me apo pa parti e kandidatë false, votime moniste më 30 Qershor nuk ka për të patur!’, thuhet në deklaratën e PD-së.

auto_WhatsApp_Image_2019-05-18_at_15.26.581558187086 (1).jpeg

Modifikuar më Saturday, 18 May 2019 16:11
Login to post comments