Austria po shkon në zgjedhje të parakohshme pas skandalit të blerjes së votave. Është e njëjta situatë si në Shqipëri, por ndryshe nga modeli austriak i Kancelarit Kurz, Rama nuk do tia dijë, pushtetin kërkon ta mbajë me dhunë. Për këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Postimi i Sali Berishës:
Jo jo nuk je kancelari i nderuar Kurz i Austrise por je bastardi skizoid i eterve xhelat! 25 maji po vjen! Fati i tyre te pret o Kryekriminel!
Miq, shkak për dorëheqjen e Kancelarit Kurtz është bërë videoskandali me zëvendësin e tij, Heinz-Christian Strache, i cili dha dorëheqjen më herët.
Në video skandal shfaqej zv/kancelari me një manjate ruse, të cilët bënin pazare për të fituar zgjedhjet e vitit 2017. Në planet e tyre ishte edhe blerja e disa mediave.
Por në Shqipëri, edhe pse prokuroria ka përgjime ku dëgjohen eksponentë të lartë të mazhorancës teksa flasin edhe me njerëz të botës së krimit për blerjen e votave, sërish askush nuk ka dhënë dorëheqjen.
Frymëzuar nga kjo, në rrjet po qarkullon një meme, ku shfaqet Rama duke thënë: “Pse, kush jam unë, Kancelari Austriak?