Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras ka dhënë një intervistë për Financial Times, në të cilën shpjegon pse ai kërkon një mandat tjetër për të vazhduar progresin që ka bërë në krye të vendit të tij për ta nxjerrë nga kriza.
Aleksis Tsipras shfaqet me buzëqeshje të qetë, plot besim, thuajse filozofik ndërsa mendon për mundësinë e zgjedhjeve parlamentare në Greqi që do të mbahen në 20 tetor.
Ndë të tjera në intervistën e tij ai flet për marrëdhëniet me vendet fqinje dhe veçanërisht Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama.
Një hap tjetër logjik do të ishte trajtimi i problemeve në marrëdhëniet greko-shqiptare, të cilat kanë mbetur hapur pas një dialogu të premtuar për t’u mbajtur që në nëntor të 2017-ës. Çështjet e pazgjidhura përfshijnë kufijtë detare, çështje teknike të ligjit të luftës që ka ekzistuar ndërmjet dy vendeve që nga viti 1945 dhe statusin e minorotetit etnik grek në Shqipëri.
Tsipras tha se ai ia kishte shpjeguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramë, që Tirana duhet t’i mbrojë më shumë të drejtat e grekëve etnikë ose ndryshe rruga e këtij vendi drejt anëtarësimit në BE do të jetë e mbyllur.
Nëse Shqipëria i përmbush detyrimet e të drejtave të njeriut, thotë Tsipras, “Greqia dhe unë personalisht, do të mbështesim vendimin e duhur në qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që të hapin procesin e anëtarësimit të tyre në BE së bashku....Por ne nuk do të rrezikojmë procesin e anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut, nëse ajo ka bërë përparim. Do të ishte e padrejtë.
Tsipras theksoi se Greqia nuk dëshrion të fitojë reputacion duke u dhënë leksione të tjerëve, duke vënë veton ose kushte tepër të ngurta për vendet që aspirojnë në VE. “Popujt e Ballkanit kanë nevojë për nxitje për reforma’ ka theksuar ai.