×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Arrestimi i protestuesve, Kryemadhi: Rama pinjoll i komunizmit, vazhdon me metodat Staliniste

Diel, 01 Prill 2018 21:36

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reagur për arrestimet e protestuesve së ditës së djeshme në Rrugën e Kombit, duke i dhënë atyre të gjithë mbështetjen pasi sipas saj ajo taksë është absurde dhe një ‘’harac’’ i vendosur nga Rama.

Zonja Monika nëpërmjet një statusi në facebook ,e ka cilësuar qeverinë Rama si një qeveri që përdor akoma metodat Staliniste dhe është shprehur e vendosur ‘’për vazhdimin e betejës për ndryshimin e tarifës dhe mbështetjes ekonomike për banorët’’ e Kukësit.

Postimi i plotë   

Represioni dhe dhuna ndaj protestuesve në Kukës është thjesht rishfaqje e arrogancës dhe frikës që ka pushtuar Edi Ramën këto 24 orët e fundit.

Qytetarët e ndaluar barbarisht me format dhe metodat e Sigurimit të Shtetit tregojnë qartë, se sado të përpiqen ish bashkëpunëtorët dhe pinjollët e komunizmit i kanë të shenjuar thellë në ndërgjegjje metodat staliniste.

Protestuesit e ndaluar dhe të shoqëruar në komisariatet e Tiranës kanë mbështetjen tonë dhe të të gjithë qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, që e kuptojnë dhe dënojnë këtë taksë absurde, haraç të Edi Ramës për oligarkët e tij.

Siguroj të ndaluarit nga policia dhe familjarët e tyre se kjo histori nuk mbaron këtu!

Ne do të kërkojmë me forcën tonë dhe të ligjit, jo vetëm lirimin e tyre, por edhe rikthimin e dinjitetit të nëpërkëmbur nga falangat e qeverisë.

Edi Rama që kërcënon sot banorët e Kukësit dhe protestuesit e ndaluar, bën mirë të angazhojë policinë, forcat speciale, prokurorinë, madje dhe vetë Saimir Tahirin po të doje, që të gjejë ish drejtuesit e policisë të arratisur dhe të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Bën mirë të hedhë sytë e të kërkojë hetime të ndershme për Elvis Roshin apo ish shokët e tij të grupit parlamentar, që akuzohen për krime të rënda.

Kjo është detyra për një kryeminister të përgjegjshëm dhe jo peng të krimit dhe pazareve me banditët.

Ne si LSI, jemi të bindur në betejën tonë për ndryshimin e tarifës dhe mbështetjes ekonomike për banorët e kësaj zone.

Askush nuk mund ti detyrojë qytetarët e Kukësit dhe zonave përreth, që në skajshmerinë e varfërisë ku i ka çuar kjo qeveri të paguajnë taksë për orekset e klientëve të Edi Ramës.

Asnjë vegël e Edi Ramës, apo qoftë dhe ai vetë, nuk do të munden të dhunojnë të drejtën e banorëve të Kukësit për të mos u varfëruar çdo ditë e më shumë për hir të qejfeve dhe perversiteteve të një kryeministri të papërgjegjshëm.

Lsi dhe opozita shqiptare do të vazhdojë të jetë në krah të banorëve protestues dhe do të kundershtojë çdo akt dhune apo presioni që përpiqet të frikësojë Kukësin dhe kuksianët.

Ne do të vijojmë përpjekjen dhe betejën tonë për të rikthyer besimin te shqiptarët e gënjyer dhe zhgënjyer nga qeveria e narkotrafikut.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...