Reforma në drejtësi në agoni dhe zhgënjimi personal

E Enjte, 23 May 2019 10:13

Nga Petrit Vasili.

Si nje nga anetaret e komisionit ad hoc te reformes ne drejtesi dhe ku vota ime bente diferencen sot ndjej vetem zhgenjim,mosbesim,por edhe pergjegjesi per mirebesimin e tepruar timin vecanerisht ndaj nderkombetareve.

Nderkombetare qe ne ate kohe paten nje sjellje pak te thuash ofensive dhe shume imponuese nen alibine e nje reforme qe i duhej realisht vendit.

Te gjithe paqartesive te thella dhe formulimeve te dyshimta nderkombetaret iu oergjigjen duke vene gjoksin si garantet e paepur te integritetit te reformes.

Imponuan edhe futjen ne Kushtetute te Operacionit Nderkombetar te Monitorimit duke shenuar nje hap te paprecedente te ndodhur ne asnje vend tjeter. Mirebesimi i verber tek paanshmeria e tyre, nen driten e katrahures se sotme te reformes ne drejtesi eshte sigurisht edhe pergjegjesi e imja.

Sot te gjithe e shohin qarte qe ONM anashkalohet, nenvleftesohet dhe refuzohet pa asnje hezitim nga rilindja dhe qeveria.

Ndersa Euralius mbeshtet "qetesisht" devijimet e renda te reformes. Kritikes ja ka zene vendin krijimi i alibive dhe duartrokitjet zhurmemedha te reformes se "papare" ne glob.

Kjo Reforme ne se mund te quhet me akoma keshtu zbrazi vendin nga drejtesia dhe ato pak institucionet qe u krijuan kane integritet moral deshperues sipas vete konstatimeve te ONM,por qe tani e ka zerin ne fikje e siper.

Muaj me pare kam thene qe reforma ne drejtesi eshte ne agoni te thelle. Reforma ne drejtesi si filozofi dhe si veprim konkret eshte ne agoni te thelle pasi kapja e drejtesise nga rilindja fitoi mbi drejtesine e paanshme dhe te barabarte per te gjithe.

Reformen ne agoni tashme rilindja po e klonon pa u lodhur duke filluar nga zgjedhja e prokurores se pergjithshme,qe u zgjodh kunder kushtetutes me 69 vota kur Komisioni i Venecias kish sugjeruar qe te mos perdoreshin as 84 votat qe maxhoranca kishte ne ate kohe si dhe pa veting;

nga asgjesimi i Gjykates Kushtetuese dhe asaj te Larte per te legjitimuar pandeshkueshmerine e qeverise dhe per bllokuar mundesine e ankimit per koncesionet,grabitjen e prones publike etj etj.

nga bllokimi i KED me sebepin e vetingut nderkohe qe kryeprokurorja e perkohshme u zgjodh pa veting dhe beri ç’deshi per muaj te tere,duke mbyllur gojen per gjithshka, nga transformimi i komisionit te ligjeve ne nje inkuizicion,qe po djeg reformen me votimet e tij.

Ku eshte grupi i eksperteve te nivelit te larte qe ju dha e drejta te propozonte projektligjet e reformes? Komisioni i ligjeve i merr propozimet e eksperteve dhe i klonon duke i ndryshuar totalisht ato vetem me votat e rilindjes.

Rilindja me britma histerike thoshte se “reformen po e bejne ekspertet dhe ne nuk nderhyjme”, ndersa sot draftet e eksperteve te nivelit te larte jane zevendesuar nga klonimet e komisionit te ligjeve.

Ndaj reforma eshte ne agoni.

Fryma dhe filozofia e 21-22 korrikut dhe e votimit te shtate ligjeve eshte shuar se bashku me nderkombetaret, ambasadore a misione qofshin,qe bene sikur i dolen per zot integritetit te saj.

Sot ka vetem arna dhe klonime qe po riciklojne ne menyren me te keqe drejtesine e vjeter.

Garancite e nderkombetareve per zbatimin korrekt te reformes jane tashme thjesht nje fjale dhe vetem nga e kaluara.

Ka fituar Motua e rilindjes "poshte reforma ne drejtesi dhe rrofte kapja".

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...