Sot Edi Rama iu drejtua liderit të opozitës, Lulëzim Basha, me një letër të dytë brenda 24 orëve. Gjatë gjithë karrierës së tij politike Rama nuk ka bërë gjë tjetër përveçse intrigantit, arrogantit, shkatërruesin e çdo posti e detyre që ka marrë, dhe në 6 vite tregoi që ndoshta si rrobaqepës mund të jetë mirë te sektori i tegelave, por vendi shkoi në humnerë. Përpos atyre që tha, ai ka dëshmuar dy cilësi të tjera: thikë pas shpine dhe tradhëti ndaj çdo miku e njeriu që e ka pasur pranë ose ndihmuar, dhe luajtja e rolit të viktimës sa herë që ka qenë ngushtë. Për të mos u zjgatur më tej në kohë, se shqiptarët i dinë këto, mjafton fjalimi i tij pasi opozita dogji mandatet, dhe kjo letra e dytë. Rama ka ende iluzionin që mund të funksionojë fytyra e ujkut me lëkurë qengji.
Në kontekstin kohor, kur Basha bëri marrëveshjen me Edi Ramën, pavarësisht mendimeve kundra, ishin plotësisht të drejta, ajo marrëveshje duhej, se u tregoi shqiptarëve, faktorit ndërkombëtar, por edhe miqve të Ramës, jashtë vendit, se ky njeri është vetëm për marrëveshje në vend, aq më tepër kur bëhet fjalë për të mbrojtur të gjithë karrierën politike që e nisi me krim të organizuar (që nga Bashkia) dhe ashtu po e përfundon.
Letra e dytë, përpos të gjitha këtyre që thamë më sipër, ka edhe veçantinë e uraganit të 25 majit. Kryetari i sektit të Rilindjes, të gjithë Taot dhe të gjithë servilët, mediokrit dhe bashkëpunëtorët e krimit, e dinë shumë mirë se tashmë nuk bëhet fjalë, thjesht opozita. Kjo e fundit po udhëheq një uragan të ofërt zemërimi ndaj bandës në pushtet. Prandaj le të shkruajë letra sa të dojë…
Të gijthë e njohin, nga sa për sy e faqe, ose “të kalojë lumin edhe këtë herë”... /55news.al