Publicisti Neritan Sejamini ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook për situatën në të cilën ndodhet sitemi i drejtësië në vend.
“Dje Shqiperia u bë vendi i pare dhe i vetëm në historinë botërore moderne pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë”, shkruan ai.
Ja postimi i plotë:
Dje Shqiperia u be vendi i parë dhe i vetëm në historinë botërore moderne pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. Ata që mendojnë se kjo është një arritje e thjeshtë, gabohen: duhen shumë njerëz medioker, duhet neglizhencë esktreme profesionale, duhen politikanë dhe funksionare të korruptuar, duhet egoizëm i verber, si dhe gabime pa fund njëra pas tjetrës, pa e çarë kokën fare për to, që të arrish këtë gjë.
Në fund, duhet edhe shumë neveri dhe përçmim për popullin shqiptar që, në këtë ditë kur nuk fshihet dot më dështimi spektakolar që prek direkt jetët dhe të drejtat e shqiptarëve, të dalësh e t'u thuash atyre se reforma në drejtësi është sukses i madh, siç bëri Luigi Soreca dje.