Akademiku Artan Fuga: Çfarë turpi për Shqipërinë !!! Fol Edi, fol mor burrë!

E Enjte, 23 May 2019 14:40

Nga Artan Fuga

E ka mirë deputetja: Kjo që po ndodh në Akademinë e Shkencave nesër më 24 maj, zgjedhjet e paligjshme atje në të gjitha kuptimet, ishte ajo që para disa muajsh ti quaje reformim nëpërmjet rithemelimit?!

Të njejtët persona, që vijnë vërdallë si në lojën e karrikeve apo si te vallja gazmore për çliminj : "Erdhi shoqja prapa meje dhe shaminë ma vuri!", që zgjidhen pa kandidatura rivale sepse askush nuk guxon të flasin në Akademinë e Shkencave dhe jo më të kandidojë, zgjedhje të paligjshme me ligjin e vjetër që deputetët e kanë sjellë për t'a hedhur në kanal!!

Çfarë turpi për Shqipërinë !!!

Kjo ishte ajo që ti quaje demokratike? Që mënjanë deputetët tuaj, me në krye Eglantina Gjermenin, në komision ndjekin procedura antikushtetuese, për ta ndryshuar ligjin, kurse më anë tjetër Skënder Gjinushi dhe Vaso Tole, me Salvator Bushatin, votohen për pesë vjet me ligjin e kalbur të tanishëm?!

Çfarë turpi për një Shqipëri të shekullit të XXI!!!

Ky është pakti që ti gjoja ke bërë me universitetet, kur ministria jote e arsimit, jo imja, fsheh paturpësisht mendimin e komunitetit universitar të vendit sikur të kishte të bënte me kalamaj që mësojnë abetaren në ndonjë shkollë rurale fshati???

Çfarë skandali!!!

Dhe ti ndërkohë hesht, hesht, hesht!

Kjo është kultura, shkenca, arti, dija që ti mbron tani??? O në strehën e pushtetit dhe të politikës, o hiç fareeeeee!!!

Çfarë metamorfoze!

Bën sikur nuk ke dijeni, sikur është gjë e vogël me të cilën merren "thikat" e dorës së dytë si Gjermeni, Shahini, Ikonomi? Ato lënë të nënkuptohet se nuk kanë cfarë të bëjnë ty!

Hipokrizisë i beson ti tani?!

Fol mor burrë! O mbroji o dënoji ato zgjedhje që të mbetet në histori gjykimi yt!

Heshtja është aprovim!

Fol Edi!

Nuk besoj arrin derisa dikush të ta ketë mbyllur gojën ty! Veç në pastë me se!

Login to post comments