Nga Përparim Spahiu
50 mijë familje janë nxjerrë nga skema e ndihmës ekonomike pesë vitet e fundit, 27 mijë vetëm në vitin 2018. Aplikimi i një gjoja sistemi (kujtojmë që KLSH e ka quajtur jo efektiv) solli uljen e familjeve që trajtoheshin me ndihmë në 1 të 3-tën e numurit që përfitonin.
Ndërkohë, bashkitë aritën një nivel rekord shpenzimesh me 350 milion dollarë, me një rritje 17.2% nga 2017.
Në 61 bashki kemi dyfish të punësuar, në krahasim me 300 komunat dhe 60 bashkitë që ishin në 2013 (kujtojmë që një nga anët më pozitive të reformës administrative do të ishte ulja e kostove me 80-90 milion euro).
Fryerja e administratës ka sjellë rritje të shpenzimeve operative për personelin, që shkon deri në 200 milion euro në vit.
Njeriu më naiv do ta kuptonte këtë masakër financiare që bëhet në kurriz të varfërisë, vetëm e vetëm për të punësuar militantë që ju duhen në zgjedhjet e 30 Qershorit.
Sinqerisht që burgu është shumë pak për ju..!!!