Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar në një shenim në rrjetin e tij në facebook duke bërë një analizë të shkurtër të pas votimeve për parlamentin Europian. Ai nuk ka harruar të shpjegojë edhe situatën e rendit dhe të siguriosë në vend pas ngjarjeve në Lezhë e Vlorë dhe ka ironizuar kreun e qverisë.
“Pritet letra N e kërcenimit për shqiptarët, që mos guxojnë ti afrohen fronit të tij. Nuk dihet sa ka vajtur numri i vizave dhe netëve pa gjumë të Edvinit..”, shkruan Paloka.
Ja postimi i tij i plotë
Në Evropë triumfon qendra e djathtë.
Një shqiptare, mbesa e Musine Kokalarit, behet eurodeputetja e parë shqiptare si përfaqësuese e një partie motër të EPP
Kurz fiton përseri në Austri edhe pse dha doreheqje pak dite më parë.
Knuti na la...
Tsipras behet gati të shpallë zgjedhje të parakohëshme në Greqi pas humbjes.
Në Shqipëri dy atentate, një në jug e një në veri. Një i plagosur në Lezhë, një i vrarë dhe një i plagosur në Vlorë.
Lleshi po merret me rezervat e gazit...(ato milionat e aeroportit...?!)
Pritet letra N e kërcenimit për shqiptarët, që mos guxojnë ti afrohen fronit të tij. Nuk dihet sa ka vajtur numri i vizave dhe netëve pa gjumë të Edvinit..