Tanja Fajon, eurodeputetja sllovene, Raportuesja për Kosovën, ka fituar edhe një mandat tjetër në Parlamentin Europian. Lajmin e ka dhënë vetë Fajon në Twitter, ku me anë fotografish dhe mesazhesh ka shprehur gëzimin e saj se do të vazhdojë të jetë anëtare e PE-së për 5 vitet e ardhshme dhe i falenderon mbështetësit e saj.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe besimin tuaj në zgjedhjet e Parlamentit Europian 2019, - shkruan Fajon në Twitter. – Ju më keni bërë një vlerësim të madh, por unë e vetëdijshme gjithashtu për përgjegjësitë e jashtëzakonshme dhe premtoj se do të vazhdoj të punoj shumë për Slloveninë dhe për të gjithë ne për një Bashkim Europian më të mirë.