Kufijtë/ Meta: Qëndrimi im, koherent me politikën e jashtme të votuar në Kuvend

Tuesday, 28 May 2019 21:12

Në intervistën e dhënë sot për emisionin “Debat Plus” për TV Dukagjini, Presidenti Ilir Meta deklaroi se qëndrimi i tij lidhur me idenë e korrigjimit të kufirit Kosovë-Serbi, ka qenë “në koherencë të plotë me politikën e jashtme të Shqipërisë dhe të qeverisë shqiptare, e cila është votuar në Kuvendin e Shqipërisë”.

PJESË NGA INTERVISTA

Presidenti Meta: Çdo përfshirje e Shqipërisë dhe kjo ka qenë ndonjë dëshirë në Beograd që dialogu më shumë të kishte qenë Beograd-Tiranë, por kjo kuptohet që ka pasur si synim defaktorizimin e udhëheqësve të Kosovës dhe të vetë shtetit të Kosovës. Kështu që mendoj se qëndrimi që sapo thashë, është një qëndrim parimor. Është një qëndrim mbështetës dhe një qëndrim që synon për të ndikuar në unifikimin e faktorit këtu brenda Kosovës dhe në nxitjen e koordinimit të ngushtë me aleatët tanë kryesorë, perëndimorë, euro-atlantikë.

Gazetari: Në Kosovë shihet, ndonëse po tentoni t’i ruheni mospërfshirjes, edhe mospërfshirja është një pozicionim...

Presidenti Meta: Jo! Më falni! Jo! Këto qëndrime...

Gazetari: Të paktën mospërfshirje kah zotit Rama, kryeministrit...? Nëse zoti Rama është i përfshirë dhe ju nuk përfshiheni, kjo tregon tregon një qëndrim të kundërt... Të ndryshëm.

Presidenti Meta: Unë mendoj se qëndrimi im është në koherencë të plotë me politikën e jashtme të Shqipërisë dhe të qeverisë shqiptare, e cila është votuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Gazetari: Por është politika e jashtme e udhëhequr nga kryeministrit i Shqipërisë. Nuk mund të jetë në koherencë...

Presidenti Meta: Kur të bëhet një ndryshim në këtë politikë të jashtme, unë do ta reflektoj këtë ndryshim.

Gazetari: Zoti Meta, a është qëndrimi i kryeministrit Rama në përputhje me politikën e jashtme, që është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë?

Presidenti Meta: Qëndrimi im është në koherencë të plotë me politikën e jashtme të Shqipërisë.

Gazetari: Po me kryeministrin?

Presidenti Meta: Dhë të Kuvendit të Shqipërisë. Është politika e gati njëzet viteve.

Gazetari: A ka devijuar kryeministri i Shqipërisë nga kjo rrugë...? Kryeministri po thotë...

Presidenti Meta: Tani ju dëshironi të më fusni mua në një debat... Nga një debat për një çështje konkrete këtu, në një debat për çështje të brendshme në Shqipëri.

Gazetari: Që ka të bëjë me Kosovën.

Presidenti Meta: Kjo është politika e jashtme e Shqipëri për Kosovën dhe për rajonin tonë.

Gazetari: Kryeministri tha se tashmë Shqipëria i përfaqëson të gjithë shqiptarët, me kushtetutë. Por kryeministri Rama ka thënë në disa deklarime publike se askush nuk mund ta ndalë në idenë e bashkimit kombëtar. Të njëjtën gjë e tha edhe para disa ditësh Edi Rama. Kjo nënkupton se edhe kushtetuta duhet ndryshuar, të paktën kushtetuta e Kosovës. Ky qëndrim a është në vijim me politikën e jashtme të Shqipërisë, që është votuar në Parlament? Tani po ju pyes drejtpërdrejt.

Presidenti Meta: Unë besoj se ne duhet të shtojmë përpjekjet për të qenë më të bashkuar. Në radhë të parë, në Shqipëri faktorët me njëri-tjetrin.

Gazetari: Që nuk janë...

Presidenti Meta: Së dyti, në Kosovë më shumë me njëri-tjetrin.

Gazetari: Që nuk janë.

Presidenti Meta: Dhe së treti, të punojmë që të gjithë me një projekt, që me siguri na bashkon të gjithë shqiptarëve, pa cenuar paqen dhe sigurinë në rajonin tonë, por edhe të ardhmen e begatinë e të gjithë shqiptarëve, që është ai i integrimit europian.

Unë as nuk jam lodhur, dhe as nuk jam dorëzuar përballë këtij projekti, sepse e shikoj si projektin më të sigurt, pavarësisht nga frustrimet që mund të jenë këtu apo diku tjetër.

Gazetari: Këtu pajtoheni me kryeministrin Rama se bashkimi i shqiptarëve do të bëhet në Bashkimin Europian, besoj?

Presidenti Meta: Kjo është një bindje e imja që kur jam angazhuar në politikë. Pra u bënë gati tri dekada. Dhe kjo gjë po ndodh, sepse unë e kam artikuluar në mënyrë tepër të qartë që nëse ka një komb në këtë rajon, i cili ka përfituar më shumë nga rënia e Murit të Berlinit dhe nga era e re e integrimeve europiane, ai është kombi shqiptar, sepse cili ka qenë kombi më i shtypur, më i izoluar dhe më i persekutuar e më i ndarë nga njëri-tjetri në vitin 1990-të? Kanë qenë shqiptarët. Shqiptarët në Shqipëri për u takon të drejtave të njeriut, jashtëzakonisht të shtypur. Dhe shqiptarët në ish-Jugosllavi, që ju e dini më mirë se unë se si kanë qenë. Dhe padyshim që këto procese në dy-tri dekada, na kanë sjellë pranë njëri-tjetrit. Transformimet janë gjigande, pavarësisht se gjithmonë shumë arritje harrohen më shpejt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...